Video

04/07/2013 08:51:38

Premtimi: do lėnė mandatin e deputetit ministrat e Ramės ?

nga Doriana Metollari






TIRANE - Vėrtet nuk do tė kemi asnjė minister-deputet nė Qeveri ? Premtimi i bėrė nga Kryeministri i ri i shqiptarėve Edi Rama, do tė diskutohet dhe nė Asamblenė e Forumit Socialist dhe pse vendimi mund t'i pėrkasė mė sė shumti atij qė emėron ministrat nė detyrė.

Partia Socialiste mbledh tė premten Asamblenė gjatė tė cilės Rama pritet tė marrė mandatimin nga ana e Forumit tė lartė socialist, pėr qeverinė.

Tematika e mbledhjes nuk ėshtė njoftuar, por burime jozyrtare thonė se do flitet pėr aleancėn me LSI-nė dhe ndarjen e portofoleve qeveritare me pėrfaqėsuesit e aleatėve qė ishin pjesė e fitores sė zgjedhjeve.

Nė Asamble mund tė diskutohet dhe pėr premtimin e famshėm elektoral. Asnjė deputet nuk mund tė jetė ministėr, kishte thėnė Rama pėrfshi kėtu dhe pozicionin e tij nė Kryeministri, pėr tė cilin ideatori i Rilndjes shqiptare ende nuk ka marrė njė pozicion tė prerė.

Kėtu e deri nė Shtator, kohė kur shqiptarėt do tė njihen me Qeverinė e tyre me siguri do tė ketė shumė tė reja qė lidhen me rrugėn e re politike dhe strategjitė ekonomike qė i presin gjatė katėr viteve tė ardhshme.

Pėr momentin ka shumė hapėsira brenda krahut tė majtė qė janė ende bosh, ndėrsa elektorati i djathtė ėshtė nė pritje tė njė lidershipi dhe vizioni tė ri brenda partisė.

Qytetarėt me nė fund po jetojne njė armėpushim mes dy poleve qė merren me gjentjen e njė ekulibri brenda vetes dhe mė mes tė kėsaj Rilindja e premtuar ėshtė akoma Premtim.

HermesNews - ©2013